21 September 2012

Dafina, si Rihanna?

Dafina Zeqiri, e cila aktualisht vlerësohet si një ndër këngëtaret më te kërkuara dhe më te paguara në Kosovë, ditë më parë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Derisa nuk dihet nëse ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore, ajo ka sjellë risinë e parë nga atje, duke u shfaqur me një stil të ri flokësh, që gjason shumë me atë që këngëtarja e famshme Rihanna ka aktualisht.
 
Deri më tani flokët e saj i kemi parë bionde, brune, të kuqe, të përziera me disa ngjyra bashkë, shumë të gjata, të drejta e kaçurrela, por këtë herë Dafina i ka prerë ato më shkurtër se çdo herë tjetër.
 
 
 
Që nga paraqitjet e saj të para, Daffy është dalluar me mënyren e paraqitjes në publik, duke i kushtuar gjithmonë kujdes të veçantë. Megjithatë shpesh herë ajo është përfolur për ngjashmëritë e paraqitjeve të saj, me ato të këngëtareve të popullarizuara në botë, si Ciara, Nicki Minaj, Beyonce etj. /Indeksonline/
 
 
 
 

 
Powered by Blogger