13 September 2012

Bleona, masa shtesë sigurie

Bleona Qereti është shqetësuar shumë, kur një video e incizuar fshehtas në dhomën e zhveshjes, është publikuar në internet.
Sipas këngëtares, një person kishte prerë çadrën në prapaskenë, gjatë njërit prej koncerteve të saj dhe ka realizuar atë video.
Duke mos dashur që diçka e tillë të përseritet, ajo ka vendosur që të ndërmerrë masa shtesë sigurie.
Qereti i ka dhënë fund bashkëpunimit me kompaninë që ishte përgjegjëse për sigurinë e saj, duke angazhuar një tjetër kompani nga Shqipëria.
Këngëtarja që është rikthyer në skenën muzikore shqiptare pas disa vitesh të kaluara në Amerikë, po vazhdon me turneun e saj promovues.
Pas disa koncerteve të mbajtura në Shqipëri, ajo performoi gjatë fundjavës së kaluar në Prishtinë, ndërsa tani ka filluar përgaditjet për koncertin e rradhës në Tetovë, që do të mbahet më 15 shtator, duke filluar nga ora 21:00, në sheshin kryesor të qytetit.

 
Powered by Blogger