Ajo ka paraqitur edhe disa ‘’fakte’’ që tregojnë të kundërten duke i bërë edhe thirrje të gjithë atyre që dyshojnë në vërtetësine e faqes së saj.
Indeksonline do të ju paraqesë të plotë reagimin e këngëtares Genta Ismajli e cila shkruan:
‘’Koheve te fundit jane perhapur zera se faqja e Gentes ka pelqime FALLCO. I ftojme portalet e "shumta" me "gazetar" pa provoje te cilet shkruajne pa hulumtuar fare para se te bejne nje artikull te kontaktojne dhe te kerkojne raporte te cilat pa dyshim do t`i marrin si per ecurine e faqes se fansave ne Facebook ashtu dhe per shikimet ne YouTube.
Sa per informim faqja zyrtare e Gentes eshte hapur ne vitin 2008, pra para 5 viteve dhe mundesite per manipulim ne ate kohe kane qene zero.
Ndersa faqet qe jane hapur dy vitet e fundit kane pasur dhe kane mundesi manipulimi. Kjo do te thote se manipulimet behen ne faqe te reja dhe jo ne ato ekzistuese.
Ndersa sa i perket se si eshte e mundur te kete mbi 400.000 pelqime dhe te flasin 4000 apo 7000 rreth saj kjo varet e gjitha nga postimet qe behen ne faqe (Ju sygjerojme te lexoni informatat nga Facebook-u). Vlen te ceket se gjate postimit te nje foto para 2 muajve ne faqen e Gentes eshte folur nga mbi 170 000 persona.
Shfrytezojme mundesine te falenderojme dhe te gjithe fansat e Gentes te cilet kane dhe do kene nje rol te vecante ne mbajtjen kampione te faqes se saj zyrtare te cilet shume here na ndihmojne ta shperndajme tek shoqeria e tyre dhe shpresojme qe kete do ta bejne dhe ne te ardhmen’’.