17 July 2012

Reagon Adelina, për tregimin me Ezelin

Këngëtarja Adelina Tahiri ditëve të fundit është përfolur shumë, lidhur me tregimin e saj për takimin me aktorin e serialit të njohur turk “Ezel”, Kenan Imirzalioglu.
Mediat publikuan një rrëfim të Adelinës, ku thuhej se aktori turk ishte “magjepsur” nga bukuroshja shqiptare dhe madje i ka kërkuar të shkëmbejnë edhe numrat e telefonit, por Adelina e kishte refuzuar. 
 
Por vetë këngëtarja ka mohuar të ketë qenë ky rrëfimi i saj.
''Nuk kanë nevojë gazetarët t'i transformojnë deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta që nuk janë të thëna nga unë! Në lidhje me Ezelin!'', ka shënuar ajo në faqet e saj në Facebook dhe Twitter.

''S'është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër... Çka janë këto shkrime skandaloze'', ka përfunduar këngëtarja.

 
Powered by Blogger