Për herë të parë në vendlindjen e tij do të rikthehet super-ylli Ardian Bujupi. Dhe kthehet me një projekt shumë të madh, pasi është shumë i kërkuar nëpër koncerte në Kosovë.
Mësuam se Ardiani këtë fundjavë e nis një turne në Kosovë, kurse më 21 korrik do të këndojë në Kamenicë, ndërsa më 24 në Vushtrri e më 29 në Gjilan.
Por, siç transmeton vipat, koncerti më i madh do të jetë në kryeqytetin Prishtinë, më 23 korrik, ku në duplex, ai së bashku me Genta Ismajlin do ta mbajnë një koncert humanitar, ndërsa paratë e grumbulluara gjatë këtij koncerti do të shkojnë për fëmijët jetimë në Kosovë.
Këngëtari do ta prezantojë nëpër këto koncerte për herë të parë edhe videon e tij më të re me titull ”I’m Feeling Good”. Ndërsa mësojmë gjithashtu se interesimi i fansave të shumtë të artistit është aq i madh, saqë duan të vijnë e ta ndjekin edhe nga Shqipëria.
Për të gjithë fansat e tij do të ketë edhe një ditë të posaçme për të takuar idhullin e tyre, ndërsa këngëtari do të jetë i siguruar 24 orë në 24 nga sigurimi dhe i fokusuar nga kamerat dhe mediet.