Studimet kanë treguar se argjentinasit pëlqejnë femrat me prapanicë të formësuar, ndërsa britanikëve u pëlqen gjoksi i vogël.
“Edhe pse argjentinasit me fjalë ishin të përcaktuar te gjinjtë, shikimi i tyre ka qenë gjithmonë i drejtuar te prapanica e femrave”, thonë ekspertët pranë Universitetit të Buenos Airesit, të cilët e kanë realizuar studimin në atë vend.
Më herët është realizuar një studim i ngjashëm edhe në Britani të Madhe, në bazë të të cilit është ardhur në përfundim se britanikët (për dallim nga meshkujt tjerë?) pëlqejnë gjinjtë e vogla.
Studime të tilla nuk janë realizuar te shqiptarët, megjithatë hapësira për komentim mund të na japë një pasqyrë se çfarë pëlqejnë ata. Sigurisht edhe shqiptarët janë të prirur dhe pëlqejnë gjërat e bukura dhe pjesët e bukura.