Lajmi i ndarjes së Katie Holmes me Tom Cruise cuditi botën mbarë, por ama një artiste e madhe në vecanti u habit dhe ndjeu keqardhje të madhe.
Jennifer Lopez deklaron se fillimisht nuk e ka besuar që cifti i fuqishëm hollivudian kishte shkuar drejt divorcit.
Artistja 42-vjecare tha për "Entertainment Tonight" se e kishte marrë vesh lajmin gjatë turit në Amerikën e Jugut.
"Më vjen për ta. Të dy janë njerëz shumë të mirë. Mendoj se është e njëjta gjë që më ndodhi mua dhe Marc (ish-bashkeshorti Marc Anthony, me te cilin J.Lo u divorcua vitin e kaluar). Askush nuk do që të ndahet, por lufton deri në një pikë që kupton që nuk mund t'ia dalësh më", tha Jennifer. Sipas saj, gjëja më e rëndësishme tani është që Katie dhe Tom të fokusohen te vajzat e tyre Suri.
Jennifer ndoshta e kupton shumë më mirë situatën e krijuar, duke qenë se babai i saj David është një ndjekës i Shëntologjisë.
Ndërsa Jennifer po shprehte simpatitë dhe keqardhjen e saj, Katie dhe Suri shëtisnin në New York, duke shijuar një ditë të bukur plot diell.