13 July 2012

Big Mama, gjendja stabile

Këngëtarja shqiptare, Besjana Kasami, e njohur si Big Mama, akoma gjendet në spitalin e Strugës.
Sipas mediave maqedonase ajo eshte jashte rrezikut per jete dhe gjendja e saj eshte stabile, por akoma emocionalisht e tronditur.
Big Mama pesoi aksident me motor uji mbremjen e se enjtes ne Liqenin e Ohrit, mes Struges dhe fshatit Kalista, 400 metra larg bregut, si pasoje e te cilit humbi jeten shoqeruesi i saj.

Zedhenesi i Policise se Ohrit, Stefan Dimovski deklaroi se viktima eshte nje 26 vjeçar  nga Debreshti i Tetoves, i cili ishte me pune te perkohshme ne Danimarke. 
Ai se bashku me kengetaren Big Mama po drejtonin motorin e ujit ne Liqenin e Ohrit, rreth 400 metra larg bregut, ne oret e mbremjes, dhe ne nje moment kane humbur drejtimin dhe jane perplasur ne uje. 
Sipas mediave maqedonase, motori me shpejtesi te larte ka goditur ne koke shoqeruesin e Big Mames, i cili nga goditja e rende eshte fundosur disa metra ne thellesi te liqenit.
 
Viktima me plage te renda eshte nxjerre nga liqeni dhe eshte derguar menjehere ne Spitalin e Struges, mirepo edhe pas nderhyrjes mjekesore ai ka nderruar jete ne oren 20.00, të enjten.
 
Aksidenti ka ndodhur ne diten ka hyre ne fuqi ndalimi per vozitjen e motoreve ne uje neper liqene nga ora 11 deri ne ora 18 dhe e njejta mase do te vleje deri në përmbyllje të sezonës verore.

 
Powered by Blogger