Kaltrina Selimi thotë se ajo dëshiron të ketë dy fëmijë, mundësisht një djalë dhe një vajzë dhe mundësisht të jenë binjakë.
Këngëtarja kosovare këtë verë u martua me të dashurin e saj të kamotshëm, Dritonin, dhe tash në planet e tyre është futur edhe zgjerimi i familjes.
“Është në planet e afërta një fëmijë? Po, është një prej planeve tona, që e bisedojmë shumë shpesh dhe është dëshirë shumë e madhe e të dyve”.
“Unë i dua dy, sigurisht një djalë dhe një vajzë, e sidomos kam dëshirë që të jenë binjakë, ndërsa e kam një kundërshtar të madh në këtë aspekt sepse Dritoni dëshiron më shumë fëmijë”, ka thënë Klatrina gjatë një interviste për Bluetooth.