Floriana Garo është shqiptarja e radhës që prezanton Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar bukurie, në atë të Miss Bota 2012. Bukuroshja jeton në SHBA dhe vjen nga Durrësi. Shqipëria pret që ajo të jetë njëra prej vajzave më të bukura në botë.
Ti do të jesh vajza që përfaqëson vendin tonë. Do ta nis menjëherë nga ajo që ndoshta njerëzit e konsiderojnë një lloj pasaporte. Do të doja të dija emër, mbiemër, gjatësi… këto përmasat që të thonë njerëzit, kjo është vajza që na përfaqëson?
Atëherë, shumë faleminderit për ftesën. Unë jam Floriana Garo, 25 vjeçe, e gjatë 1.80 m…
Floriana, ç’do të thotë për ty të përfaqësosh Shqipërinë në “Miss Bota”? Ti u përzgjodhe si një nder modelet më të suksesshme shqiptare për të qenë pikërisht në këtë garë bukurie.
Për mua do të thotë shumë. Ka qenë një nga ato ëndrrat e mia që kam pasur në sirtar që e vogël. Shikoja këto kompeticionet e bukurisë, eventet shumë shpesh dhe thosha sikur të isha unë një nga këto vajza. Por që, ashtu si me kanë ardhur gjerat dhe jeta, nuk e kam pasur mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Dhe që do të thotë shumë tani që m’u dha mundësia, tani që kam arritur shumë gjëra vetë, jam pjekur më shumë dhe them se ka ardhur koha e duhur.
Si parashikon se do të jetë ky kompeticion? Ai organizohet në Kinë, në një vend të jashtëzakonshëm, ku do të qëndroni për rreth një muaj, apo jo?
Tani, edhe unë mendoj se do të jetë aq i bukur siç kam parë nëpër edicionet e kaluara të këtij spektakli. Unë jam duke bërë maksimumin duke u përgatitur, duke u marrë me fitnes, me palestër, me të gjitha këto gjëra. Dhe, shpresoj ta përfaqësoj vendin tim më së miri, pavarësisht nga fakti që aty ka shumë vajza të bukura që mundohen për të njëjtën gjë. Unë shpresoj më të mirën për veten time.
Ju jetoni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Unë kam jetuar në Amerikë për rreth 8 vjet. Kam dy vjet që jam kthyer. Kam studiuar Marrëdhënie Ndërkombëtare në New York dhe patjetër që kjo më jep më shumë pjekuri, aq më tepër që anglishten e flas rrjedhshëm. Kjo do të më jep përparësi, kam përshtypjen, për të komunikuar me konkurrentet e tjera, me jurinë dhe me gjithë njerëzit atje… është diçka që mezi e pres për faktin që nuk kam qenë ndonjëherë në Kinë. E kam menduar shumë herë që do të shkoja, ta vizitoja dhe ky është shansi më i mirë për ta parë ashtu siç duhet.
Ti vjen nga bota e televizionit, në këto momente, megjithatë modelingun, le të themi, e ke një tjetër profesion tëndin. Çfarë të lidh kaq shumë më këto të dyja dhe ku e mendon të ardhmen tënde më shumë, duke qenë për shembull se një shkollë për marrëdhënie ndërkombëtare është “far away”, si thoni ju amerikanët nga televizioni apo modelimi?
Unë shkollën për marrëdhënie ndërkombëtare e kam bërë, sepse mendoja se do të jetoja në Amerikë. Duke menduar këtë gjë, modelingu dhe bota e televizionit, që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, prapë është e vështirë atje. Ka shumë konkurrencë. Mundësitë janë, por janë shumë të pakta. Nuk e kisha menduar se do të kthehesha në Shqipëri, kështu që kur u ktheva, mendova t’i jap përparësi kësaj fushe. Megjithatë, shkolla ime mbetet. Unë dhe po bej një mastër në marrëdhënie ndërkombëtare, tani dhe në të ardhmen, shohim, ndoshta mund të përdoret. Por, modelingu përveçse ka qenë një profesion, ka qenë gjithmonë pasion. Pasion imi që e vogël, siç kanë qenë këto eventet e bukurisë. Jam marrë me modeling, part time në New York. Dhe tani që jam kthyer, kam bërë reklama, sete fotografike plot. Sidomos këtë të fundit do të veçoja, që ka qenë eksperienca më e bukur në reklamë, kjo për “Cortefiel”…
Rikthehemi edhe një herë te “Miss Bota”, duke qenë se je mësuar me ekranin, mendon që kjo do të të ndihmojë për sa i përket kamerave, po themi në një farë mënyre?
Besoj, që po. Unë nuk kam shumë eksperiencë nëpër këto eventët e bukurisë. Nuk kam marrë pjesë, të them të drejtën, por që patjetër televizioni do të më ndihmojë. Kam një marrëdhënie të ngushtë me kamerën, kështu që do ta përdor aq sa ka mundësi.
Ti vjen nga Durrësi. Ky Durrësi ka dhënë prova që po na sjell shumë vajza të bukura, me atë erën e detit dhe misse her pas here. Ndjen ndonjë lloj krenarie kështu …?
Unë kam luajtur volejboll me ekipin e Durrësit. Kështu që, unë njihem si volejbollistja e Durrësit dhe jo shumë si missi ose prezantuesja televizive, dhe unë kam ikur nga Durrësi që 15 vjeçe në Amerikë dhe u ktheva këtu në Tiranë. Durrësi, ok, kam marrëdhënie, sepse janë familjarët e mi… Por, që jam krenare po. Është e vërtetë që Durrësi ka vajza të bukura dhe deti ndikon, pse jo, klima, atmosfera. Unë kam pasur gjithmonë dëshirë të shkoja në plazh, të bëja not dhe më ka bërë më aktive.