Ky film nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat e atjeshme. Gazeta ''Morgen Post'', shkruan se filmi „90 minuta“ mund të klasifikohet bindshëm si ''produksioni më i veçantë i zhanrit të filmave vërtetë jo të lirë të Berlinit. ''
Më tej, gazeta vlerëson filmin si ''një akt i fuqishëm koreografik'', duke shpjeguar:
''Trajkov dhe Destani, i cili është edhe ko-producent i filmit, kishin pesë ditë kohë në dispozicion. Por jo për një hapësirë të mbyllur, por për një qytet të hapur dhe vibrues, në të cilin kanë marrë pjesë edhe këmbësorë që s’kanë ditur gjë për xhirimin. Dy muaj e gjysmë, janë bërë prova: një akt i vetëm i fuqishëm koreografik.
Dhe pastaj filluan. Duhet të xhiroheshin 20 minuta në ditë. Gjatë
një produksioni normal filmi, arrihen një deri në dy minuta xhirim. Jo
rrallë kishte ngecje në sekondat e fundit, atëherë vlente: çdo gjë prej
fillimi. Ndonjëherë shtatë herë njëra pas tjetrës.
Pesë prerjet, që janë apo duhet të ishin, u lidhën mjeshtërisht dhe
janë të paperceptueshme. Hyhet në një errësirë dhe dilet diku tjetër
apo kamera bën një rrotullim të shpejtë, dhe kështu detajet bëhen të
padukshme.