Cheryl Cole dëshiron romancë me reperin P. Diddy. Këngëtarja britanike është një adhuruese e madhe e reperit amerikan dhe e ka dëshiruar atë si shoqërues në premierën e parfumit 'Amour' në Kanë.
Në një ditar të sajin, ajo ka shkruar: “Eksitimi sapo ka filluar, P. Diddy duket se është në Kanë dhe nëse ende është këtu, e dua për partner”.
Ylli i hitit 'Call My Name', e ka pranuar se pranon të lidhet me një mashkull, vetëm nëse i pëlqen këpucët e tij.
“Mund të kuptosh shumëçka për dikë vetëm nga këpucët e tij dhe unë i zgjedh ata me kujdes. Kur takoj një mashkull, e shikoj buzëqeshjen e tij, sytë dhe pastaj këpucët”, ka thënë ajo.