Çifti më i përfolur shqiptar i kohëve të fundit, Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri, nuk kanë komentuar për media asgjë rreth asaj që është shkruar mbi marrëdhëniet mes tyre.
Pas shumë versioneve mbi rrjedhën e ngjarjeve, megjithatë duket se këta të dy kanë marrëdhënie të mira mes vehte.
Këtë e dëshmon një ''cicerimë'' e Dafinës, në faqen e saj në rrjetin social Twitter, ku pak minuta pas mesnatës ajo i ka uruar Ledrit ditëlindjen, duke i uruar ''realizim të të gjitha ëndrrave''.
Ledri Vula, anëtar i grupit Skillz, sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.
Përveç ditëlindjes, arsye tjetër për të festuar është edhe suksesi i bashkëpunimit me Dafinën, që ka afro 1 milion e gjysmë klikime në Youtube.