Se fama i ka përparësitë e veta, e dëshmojnë pikërisht romancat mjaft të çuditshme në botën e shoubiznesit, apo më mirë të themi në Hollivud, ku bukuroshe të cilat rrezatojnë me pamje seksi, lidhen me yje të cilët përveç famës, nuk kanë asgjë tjetër dhe lirisht mund të konsiderohen sikurse karakteret e filmit “Bukuroshja dhe bisha”. Por ja që titulli i tyre si aktorë të jashtëzakonshëm, ua mundëson që në përqafim të kenë disa nga femrat më seksi në botë.
Ne ju prezantojmë katër çifte që bëjnë pjesë në kategorinë “Bukuroshja dhe bisha”.
Petra Nemcova & Sean Pen
Kush do të thoshte se bukuroshja nga Çekia Petra Nemcova, do të dorëzohej para aktorit Sean Penn, i cili përveç aftësisë së aktrimit dhe parave, nuk posedon diçka tjetër, por duket se pamja e shëmtuar qëndron në hije të dy të parave.
Melania Knaus & Donald Trump
Edhe bukuroshja Melania Knaus është dorëzuar para miliardave të Donaldit dhe tashmë me të ka krijuar edhe familje, edhe pse Donald nuk ka asnjë dozë sharmi dhe bukurie.
Felicity Huffman & William Macy
Felicity nuk do të duhej të kishte lakmuar në famë, pasi edhe vet është mjaft e famshme falë rolit në serinë “Desperate Housewives”, por ajo vazhdimisht deklaron se është e lumtur me lidhjen e saj me William, edhe pse dallimi në bukuri mes tyre, është i madh.
Anastassija Makarenko & Mickey Rourke
Mickey Rourke dikur ka qenë jashtëzakonisht tërheq, por pastaj falë intervenimeve kirurgjike dhe marrjes me boks profesionist, kishte shëmtuar fytyrën e tij. Por kjo nuk e ka penguar manekinen ruse Anastassija Makarenko që të dashurohet në të.