13 July 2012

Artistja më e pasur në botë 22 vjeç, fitim rekord brenda 1 viti

Artistja nën 30 vjeç më e pasur në botë është Taylor Swift. Gjatë vitit të fundit ylli i muzikës country e cila sapo ka mbushur 22 vjeç ka fituar një shifër që të lë pa fjalë, plot 57 milionë dollarë.
Swift ka kaluar kështu Justin Bieber me 55 milionë dhe Rihanën me 53 milionë si dhe Lady Gaga me 52 milionë dhe Adele me 35 milionë.
Klasifikimi ashtu si gjithmonë vjen nga revista amerikane “Forbes”.
Ndonëse është e njohur për muzikën e saj country, siç informon noa artistja ka deklaruar së fundmi se dëshiron të zgjerojë horizontet në muzikë.
Një moment i artë ky për Swift, e cila është listuar si artistja më e pasur nën moshën 30 vjeç.

 
Powered by Blogger